Home / Lajme / Botë / Koncerti i bamirësisë në Mançester, brenda 3 orëve mblidhen 2 mln paund

Koncerti i bamirësisë në Mançester, brenda 3 orëve mblidhen 2 mln paund

Disa prej yjeve të muzikës botërore u mblodhën mbrëmë në Mançester për të kujtuar viktimat e sulmit të tmerrshëm.

Ariana Grande u rikthye në qytetin britanik mbrëmjen e së dielës, duke kryesuar një koncert bamirësie për 50 mijë fansa në “Old Trafford”.

Grande, e cila në disa raste nuk ka mundur t’i përmbajë lotët, performoi me Miley Cyrus dhe “Black Eyed Peas”, ndërsa mes pjesëmarrësve të tjerë në koncertin e quajtur “One Love Manchester” ishin Katy Perry, “Coldplay”, Robbie Williams, Liam Gallagher dhe Justin Bieber.

Organizatorët thanë se shfaqja kishte grumbulluar dy milionë paund për viktimat dhe familjarët përmes donacioneve “online”, duke e çuar totalin e fondit “Ne e duam Manchesterin” në më shumë se 10 milionë paund.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *