Home / Lajme / Maqedoni / Konjufca: Ishte e pamundur t’i bashkonim partitë shqiptare në Maqedoni

Konjufca: Ishte e pamundur t’i bashkonim partitë shqiptare në Maqedoni

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka qenë i ftuar në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat-M, ku ka folur për situatën politike në Maqedoni.

 

Ai tha se me partitë politike shqiptare ka pasur takime edhe para zgjedhjeve të 11 dhjetorit edhe pas zgjedhjeve, por sipas tij, ka qenë e pamundur të bashkohen, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kemi pasur takime me Ahmetin, Kasamin dhe Selën dhe arsyet që ata kanë treguar për të mos u bashkuar nuk kanë arritur të më bindin se janë esenciale. Por edhe tani që kanë arsyet nuk po arrijnë të më bindin për të mos u bashkuar”, tha mes tjerash Konjufca.

Ai tha se ideja e Vetëvendosjes ka qenë që gjitha partitë shqiptare të jenë ose në qeveri ose opozitë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *