Home / Lajme / Maqedoni / Konsultime tematike në Qeveri për Prioritetet urgjente reformuese

Konsultime tematike në Qeveri për Prioritetet urgjente reformuese

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë sot do të mbahen konsultime tematike për sferat të cilat janë të rëndësishme në procesin e krijimit të politikave në pajtim me Prioritetet urgjente reformuese.

Konsultimet tematike janë në pajtim me përcaktimin e Qeverisë për transparencë në punë dhe përfshirje e shoqërisë qytetare në procesin e krijimit të politikave, ndërkaq duke u nisur nga rëndësia e procesit të integrimit evropian, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Në debat, fjalim hyrës do të kenë kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani, ndërkaq do të marrë pjesë edhe ministri pa resor i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski.

Zëvvendëskryeministri Osmani të hënën paralajmëroi se Qeveria përgatitë Plan aksioni me masa dhe aktivitete të cilat duhet të ndërmerren në kontekst të eurointegrimeve, ndërkaq të cilat do t’i prezantohen eurokomisarit Johanes Han gjatë vizitës së tij në Shkup të hënën. Në Maqedoni tashmë po qëndron edhe eksperti gjerman, ish-drejtor i Drejtorisë për zgjerim të BE-së, Rajnhard Pribe, i cili gjatë ditëve në vijim do të ketë takime me përfaqësues qeveritar për Prioritetet urgjente reformuese, si dhe për planin e aksionit të Qeverisë për zbatimin e tyre.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *