Home / Lajme / Maqedoni / Konvikt, si në shekullin XVIII

Konvikt, si në shekullin XVIII

Shumë studentë të ardhur nga vendet e ndryshme të Maqedonisë, për shkak të çmimeve të larta të banesave me qira, në Shkup, kanë zgjedhu si vendbanim konviktin studentor “Goce Delçev”.

Sipas disa bisedave me studentët e Shkupit, Almakos informon se çmimet e banesave me qira nuk korespondojnë me standardin e jetesës, së banorëve të Maqedonisë.

 

 

Nëse neto rroga në prill të këtij viti shënoi rritje prej 1,4 për qind dhe paraqiste 22.672 denarë, përderisa bruto rroga pati rritje prej 1,5 për qind dhe paraqiste 33.296 denarë. Studentët e mohojnë një gjë të tillë sepse rroga mesatare, në vend, nuk është më e lartë se 12.000 denarë.

“Ne jemi të informuar mbi të dhënat statistikore se sa është rroga mesatare në Maqedoni, por ky kalkulim nuk korespondon me realitetin që jetojmë. Përshembull babai im punon në një fabrikë dhe nuk ka rrogë as 12000 denarë, ndoshta sepse është në pozitën e nivelit të ulët, por ai gjithsesi punon 8 orë në ditë dhe me këtë rrogë detyrohet të na vesh e ushqen, ku edhe jemi tre fëmijë që jemi të angazhuar me mësime dhe ndjekim shkollën, ku edhe kam regjistruar fakultet”, thotë I.Ismaili

Ndërsa, studenti Lupçe thotë për Almakos se është i vendosur në konvikt dhe është student i ekonomisë, në fakultetin Ekonomik, të universitetit “Kiril dhe Metodij”. Ai vjen nga Velesi dhe rrugëzgjidhja për vendbanim është konvikti.

“Kam zgjedhur të jetoj në konvikt, sepse është më lirë, por kushtet nuk janë aq të mira sepse detyrohemi të jetojmë shumë persona në një dhomë dhe të shfrytëzojmë një banjë, poashtu shumë student. Po të kisha mundësi do të shfrytëzoja një banesë afër fakultetit, por një gjë e tillë nuk do të jetë e mundur. Prindi im ka një rrogë nën mesatare, edhe atë e pranon të çrregullt dhe mezi mbijetojnë. Është jetë e vështirë, por mundohem të mësoj më shumë, që të nesërmen ta kem më të mirë ”, tha L. Kostovski, për Almakos.

Ndërsa, studentja Dea, e cila studion mjekësinë ka qëndruar dy vitet e para të studimeve në konviktin studentor dhe thotë për Almakos se kushtet nuk janë të volitshme, për një student i përkushtuar pas studimeve duhet qetësi dhe kushtet elementare dhe jo një dhomë me katër student apo pesë, e mira është se ka patur bife, për ushqim, me çmime të përshtatshme.

Para disa viteve Ana Neshovska nga Plenumi Studentor, çoi zërin bashkë me shumë student, për kushtet jo të volitshme për studentët, në ambientin e këtij konvikti, ka njohtuar Almakos.

Këto ditë studentët e konviktit “Goce Dellçev” në Shkup janë ankuar se kanë patur probleme me rrymën elektrike dhe kjo si arsye të mospagesës së faturave, për të cilën studentët kanë reaguar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës si dhe në Qeveri. Ku udhëheqësja e këtij institucioni ka thënë se do të intervenohet menjëherë.

“Kemi arritur që të kontaktojmë me kompaninë që përsëri të kyçet rryma elektrike në Konvikt që të mundet aktivitetet të zhvillohen në kushte normale”, deklaroi ministrja e Arsimit, Renata

Deskoska, e cila ka dalë në vendngjarje dhe i ka vizituar studentët. Në kumtesën e Qeverisë thuhet se borxhe nga garnitura paraprake janë lënë në të gjitha sferat, kurse shumë ka edhe në sektorin e arsimit. Nga Parlamenti studentor thonë se studentët, të cilët janë të vendosur në konvikt nuk janë të obliguar që të jenë viktima të moskujdesit të kompetentëve.

“Apelojmë deri te organet kompetente që në afat sa më të shkurtër të reagojnë dhe të ndalet praktika që studentët të jetojnë si në shekullin e XVIII, pa rrymë elektrike dhe drita”, thonë nga Parlamenti studentor.

D.K
Almakos.com

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *