Home / Lajme / Rajon / Kosovarët se “vrasin” mendjen për zgjedhjet, udhëtojne drejt Shqipërisë

Kosovarët se “vrasin” mendjen për zgjedhjet, udhëtojne drejt Shqipërisë

Edhe pse jemi në muajin e Ramazanit dhe nesër votohet për qeverinë e re, mijëra kosovarë janë nisur drejt Shqipërisë për të pushuar.

Fluksi ka nisur që në orën 3 të mëngjesit dhe numri i personave që kanë hyrë në Shqipëri deri në orën 9:00 i ka kaluar 2 mijë vetë.

Në hyrje të Shqipërisë janë regjistruar 600 automjete të vogla dhe 25 autobusë, shkruan Shekulli.

Ngarkesa është e papërballueshme ndaj është ndjekur procedura e përshpejtuar për të shmangur radhët dhe pritjet.

Edhe të dielën pritet fluks për shkak të ndeshjes Kosovë-Turqi në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *