Home / Lajme / Rajon / KOSOVË-SHQIPËRI Kontakt i afërt i Policisë Speciale të Kosovë me serbët

KOSOVË-SHQIPËRI Kontakt i afërt i Policisë Speciale të Kosovë me serbët

Njësitet speciale të Policisë së Kosovës janë dukë qëndruar në komunën veriore të Kosovës – Leposaviq.

Konkretisht është Njësia për Reagim të Shpejtë që qarkullon rrugëve të kësaj komune, njofton Klan Kosova.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendës komandanti i policisë për Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.

Ai ka thënë se ky hap është ndërmarr pas incidenteve të fundit në këtë pjesë.

“Atje janë pjesëtarët e Njësisë për Reagim të Shpejtë  dhe kjo masë është ndërmarrë pas incidenteve atje, si ai i Aleksandër Jabllanoviq”.

“Normalisht se këto janë marrë për bazë dhe kjo pjesë është vënë në fokus të veçantë”, ka thënë Hoti.

“Pikërisht pas ngjarjeve të kërcënimeve, për shkak të klimës politike momentalisht – zgjedhjeve të përgjithshme, janë ndërmarrë këto masa”, ka përfunduar ai.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *