Home / Lajme / Maqedoni / Kotzias: Do të jem njeriu më i lumtur nëse e mbyllim historinë me emrin

Kotzias: Do të jem njeriu më i lumtur nëse e mbyllim historinë me emrin

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Kotzias në prag të vizitës së sotme të homologut të tij maqedonas Nikolla Dimitrov në Athinë, tha se porosia që e ka marrë nga bisedimet që i ka pasur personalisht me kryeministrin Zoran Zaev, nga bisedat mes dy kryeministrat Zaev dhe Tsipiras, dhe nga bisedat e tij telefonike me Dimitrovin, “është se ata tregojnë qëndrim pozitiv dhe qëllim që të mbarojnë me irredentizmin”.

“Askush nuk do të jetë më i kënaqur dhe më i lumtur se unë, nëse mbarojmë me gjithë këtë përrallë, e cila, ashtu siç them shpesh, historinë e shndërron nga shkollë në burg”, tha Kotzias.

Shefi i diplomacisë greke dje në Athinë u takua me ministrin e Jashtëm të Malit të Zi Sërgjan Darmanoviq, pas çka, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit, tha se pret që takimi i sotëm me Dimitrovin të jetë i  mirë dhe kreativ.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *