Home / Lajme / Kronika e zezë / Kronika e zezë – 08 Qershor 2017 – (VIDEO)

Kronika e zezë – 08 Qershor 2017 – (VIDEO)

 

Aksidentohet një këmbësore në Tetovë

Në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, të mërkurën mbrëma rreth orës 21 një veturë e tipit “Golf”, të cilën e ka drejtuar 34-vjeçari nga lagja e Tetovës Drenovecka goditur këmbësoren 19 vjeçare me iniciale M.G e cila me anë të një veture tjetër është dërguar në spitalin klinik të Tetovës ku është mbajtur për shërim të mëtutjeshëm. Si shkak edhe për këtë aksident sipas ekspertizës së kryer është mos dhënia e përparësisë së kalimit këmbësorit ne vendkalimin e paraparë për këmbësorë të shënuar me vija të bardha, transmeton Televizioni Koha.

Një i lënduar rëndë nga Miletina

Të mërkurën mbrëma rreth orës 21.30 minuta në rrugën regjinale Radiovcë-Tetovë janë aksidentuar dy vetura me targa të Tetovës . Një veturë e tipit “Reno 19”, e drejtuar nga 54 vjeçari me iniciale Q.D nga Miletina si dhe një “Reno Clio” të cilën e ka drejtuar 27 vjeçari me iniciale E.A nga Radiovca. Në këtë ndeshje vozitësi i veturës së tipit “Reno Clio” për pasojë ka marrë lëndime trupore, me anë të një veture tjetër është dërguar në spitalin klinik të Tetovës ku është mbajtur për kurim të mëtejshëm. Pas hetimit të kryer po vërtetohet shkaku, rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti në fjalë dhe gjithçka tjetër që ndërlidhet me këtë aksident, në të cilin dëmi i shkaktuar material vlerësohet të jetë rreth 80 mijë denarë, transmeton Televizioni Koha.

Vozitësi aksidenton dy derra

Në autostradën Shkup-Tetovë, një kilometër e gjysëm afër daljes për në Grupçin . një veturë e tipit “Polo” me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 23-vjeçarja me iniciale S.K nga fshati Strimnicë në të cilën janë gjendur edhe tre bashkëudhëtarë të tjerë, ka goditur dy derra të egër , të cilët për shkak të auostradës së pa siguruar mirë në mënyrë të pa kontrolluar kanë lëvizur në autostradë. Nuk ka të lënduar nga ky aksident përderisa dëmi i shkaktuar material vlerësohet të jetë rreth 30 mijë denarë, transmeton Televizioni Koha.

Aksidentoher një çiklist

Rreth mesditës në udhëkryqin e rrugëve të“ Ilindenit”, dhe “Marshall Tito”, ne qendër të Tetovës ka ndodhur një aksident komunikacioni ku 49 vjeçari me iniciale A.L nga Kamjani me veturën e tipit “Shkoda” me targa të Tetovës ka aksidentuar çiklistin 67 vjeçarë nga Tetova. Në këtë aksident çiklisti për pasojë ka përfunduar me lëndime trupore, është dërguar në spitalin e Tetovës nga ku pas marrjes së ndihmës është lëshuar në shtëpi. Si shkak i këtij aksidenti është mos respektimi i përparësisë së kalimit, transmeton Televizioni Koha.

 

Gjithashtu lexo

Shqyrtohet mundësia për punën në dy turne të kopshteve

Qeveria e Maqedonisë është duke e shqyrtuar mundësinë për të vendosur orar në dy turne …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *