Home / Kryesoret / Kronisti i shqiptarëve të Manastirit

Kronisti i shqiptarëve të Manastirit

Publicistika shqiptare e fund shekullit 20 dhe fillim shekullit 21 ka qenë me fat, sepse në qytetin ku u lind Alfabeti yni, pati një gazetar që e mbante gjallë frymën e shpitit shqiptar në këtë qytet, i cili për një kohë të gjatë do të jetë bastion i disponimit antishqiptar në këtë pjesë të ish Jugosllavisë, përkatësisht të Maqedonisë së sotme. As sot e kësaj ditë nuk është lehtë të jesh shqiptar në Manastir, në këtë qytet që në fillim të shekullit 20 ishte qendra e patriotëve shqiptarë që po trasonin rrugën e pavarësimit të shtetit shqiptar, qendra e botimit të librave shqipe, nga ku shpërndaheshin gjithandej ku jetonin shqiptarët që krahas projekteve shfarosëse, po përjetonin një rilindje, e cila sado pak do t’u mundësojë t’u bëjnë ballë të gjitha atyre projekteve që kishin për qëllim ta zhbëjnë indin shqiptar.

 

 

Dhe ky gazetar është Qenan Hasani, i cili për dekada me radhë informon lexuesin dhe dëgjuesin shqiptar me gjithçka që ndodh në këtë qytet me rëndësi historike për shqiptarët. Në botimin me titull “Kronisti i vetmuar në qytetin e konsujve”, Hasani boton një pjesë të shkrimeve që autori i ka zgjedhur, përkatësisht disa nga skicat dhe reportazhet e shumta të botuara midis viteve 1989 dhe 2004, kryesisht në gazetat FLAKA dhe FAKTI.  Në fakt, janë këto skica dhe reportazhe, në të cilat trajtohen problemet e shqiptarëve të kësaj ane, numri i të cilët gjithnjë e më shumë po zvogëlohet. Shkrimet e këtij libri janë një dëshmi e presioneve të ndryshme që përjetuan shqiptarët e këtyre anëve jo vetëm nga pushteti i ish Jugosllavisë, por edhe pas pavarësimit të Maqedonisë, politika e së cilës fare nuk ndryshoi sidomos në raport me shqiptarët e Manastirit.

Shtëpia Botuese Shkupi nga Shkupi ka bërë një punë shumë të mirë me botimin e kësaj vepre, sepse shoqëria shqiptare në Maqedoni i ka borxh Qenan Hasanit, i cili me mundësitë e veta bërë shumë për ta ngritur zërin e shqiptarëve të Manastirit ndaj shumë padrejtësive, që kishin një qëllim: zhdukjen e elementit shqiptar nga ky qytet, që dikur ishte qendër e rëndësishme kulturore për shqiptarët. Ndaj dhe ky libër ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për autorin, por edhe për të gjithë ne shqiptarët, pa përjashtim. (koha.mk)

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *