Home / Lajme / Maqedoni / Kryrministri Zaev i vizitoi vendet e përmbytura në rajonin e Tetovës

Kryrministri Zaev i vizitoi vendet e përmbytura në rajonin e Tetovës

Kryeministri Zoran Zaev me anëtarët e kabinetit qeveritar dhe me kryetaren e komunës së Tetovës dje pasdite vizituan fshatin Poroj.

Siç njofton televizioni “Alsat-M”, Zaev vendasit i njoftoi se qeveria ka ndërmarrë masa për riparimin e dëmeve të shkaktuara si rezultat i përmbytjeve.

“Janë formuar edhe komisione të posaçme të cilat do të duhet të bëjnë vlerësimin e dëmeve. Por është formuar edhe ekip që do ta realizojë projektin e UNDP-së dhe të komunës së Tetovës i cili para dy viteve është dorëzuar në qeveri, dhe me të cilin, në mënyrë afatgjate do të zgjidhej problemi i vërshimeve në këtë rajon”, tha Zaev.

“Menjëherë pasi komisionet të jenë gati me vendimet e tyre, do të mbajmë mbledhje në Qeveri edhe me kreun e Bashkësisë Lokale që është këtu dhe me komunën, që t’i konstatojmë të gjitha zgjidhjet për pagesat e dëmeve, investime për kthimin e infrastrukturës në normale, dhe pjesën e planit dhe dinamikës për realizimin e planit të UNDP-së, që komuna e ka aplikuar në Qeveri dhe gjitha zgjidhjet e tjera për zgjidhje të përhershme të këtij problemi që përsëritet vite me radhë”, tha kryeministri Zoran Zaev.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *