Home / Kryesoret / Kujdes mërgimtarët që vijnë në Maqedoni

Kujdes mërgimtarët që vijnë në Maqedoni

Kujdes mërgimtarët që vijnë në Maqedoni.

Radari gjendet tek vendi Valoni Petrol në rrugën Bujanoc-Preshevë, Serbi (Autostrada E-75).
Fotografitë e veturave tuaja me tejkalim shpejtësie ju prezantohen nga furgoni i policisë në vendin Çukarekë dhe ju shkruan dënime të majme.

KUJDES ME SHPEJTËSINË!!!

Para disa ditëve Mërgimtarët shqiptarë, ishin cak i një grupi të organizuar kriminel serb, në mesin e të cilit dyshohet se ka edhe shqiptarë e turq. Grupi po lëvizte nëpër autostradën në Serbi, nga hyrja në kufi me Kroacinë, dhe po grabite makinat me targa të huaja.

Denoncimi është bërë nga mërgimtarë, të cilët këtyre ditëve kanë ardhur në vendlindje përmes këtij destinacioni.

Një nga mërgimtarët ka shkruar në rrjetin social Facebook, se grupi lëviz me 3-4 vetura, me ç`rast njëra është identifikuar Mercedes Benz S Klas me targa të Berlinit të Gjermanisë.

“Ata fillimisht afrohen dhe përmes një përshëndetjeje islame kërkojnë ndihmë se gjoja me familjen e tyre kanë mbetur në rrugë. Ata ofrojnë gjësende për të shitur dhe varësisht nga rrethanat e përmes kërcënimit më pas nxjerrin paratë nga mërgimtarët”.

Ai ka kërkuar që të alarmohet kjo dukuri dhe që përfaqësuesit shqiptarë në Parlamentin e Serbisë të denoncojnë këtë gjë edhe në institucionet serbe.

Mërgimtarët  tanë me punë e qëndrim në vendet e Evropës Perëndimore çdoherë hasin në vështirësi të llojllojshme kur kalojnë nëpër territorin e Serbisë.

Autoritetet e këtij vendi në asnjë mënyrë nuk po  lirohen nga ekstremizmi dhe urrejtja ndaj shqiptarëve. Ato sajojnë lloj-lloj rregullash kur është në pyetje kalimi i shqiptarëve nëpër tokën e tyre.

Shumë mërgimtarë   raportojnë se me rastin e kalimit u kërkohet aplikimi për njëfarë kartoni që dëshmon hyrje-daljen e tyre nga Serbia.

Kjo lojë e qëllimshme dhe pakuptimtë ka shkaktuar  pritje të gjata deri në 48 orë të mërgimtarëve tanë në vendkalimet kufitare dhe ka krijuar kolona kilometrike të automjeteve.

Si pasojë e këtyre pritjeve dhe kohës së ftohtë dëshmitarë nga vendi i ngjarjes njoftojnë se ka ndërruar jetë një i ri nga Prishtina,i cili ishte nisur nga Gjermania për të kaluar festat e fundvitit në vendlindje.
Fajin për këtë gjendje e ka edhe Qeveria e Kosovës,e cila është dashur të marrë masa preventive.

Qeveritarët tanë e dinë fare mirë që mërgimtarët e vendit të tyre me probleme të ngjashme ballafaqohen saherë që kalojnë  nëpër këtë vend, loja e të cilit me mërgatën tonë s’ka të ndalur.

Disa njerëz panjohur të vërtetën i akuzojnë mërgimtarët tanë pse ata nuk shfrytëzojnë linjat ajrore për kthim në Kosovë. Por, ata harrojnë se ka plot familje me pesë-gjashtë fëmijë mbi moshën 12 vjeçare dhe për secilin bije fjala nga Gjeneva, për një biletë kthyese duhet paguar jo më pak se  700 euro.

Veç kësaj secili bashkatdhetar ka në barrë prindër, vëlla apo motër. Andaj s’ duhet bërë kalkulime kuturu me xhep të huaj.

Kjo situatë bëhet akoma më e neveritshme dhe më padurueshme kur qeveritarët tanë në vend që të marrinë masa për zhbllokimin e kësaj gjendje luajnë rolin e udhërrëfyesit(gps-it) duke u sugjeruar nga dhomat e tyre të ngrohta bashkatdhetarëve tanë se nëpër të cilat pika doganore duhet kaluar.

#Shpërndaje që ky informacion të arijë deri te Mërgimtarët tanë që të jen të kujdeshëm gjatë udhëtimit në Serbi..

Gjithashtu lexo

Pastrimi i lumit shkakton shumë pluhur, banorët ankohen – (VIDEO)

Më shumë se dy javë pas vërshimit të lumit në fshatin Poroj punimet në drejtim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *