Home / Lajme / Botë / KUJDES! Në Britani të Madhe janë tërhequr nga tregu: Assesi mos blini spinerë të këtillë

KUJDES! Në Britani të Madhe janë tërhequr nga tregu: Assesi mos blini spinerë të këtillë

KUJDES! Në Britani të Madhe janë tërhequr nga tregu: Assesi mos blini spinerë të këtillë.

‘Spinner’, lodër shumë e popullarizuar te fëmijët, mund të gjendet edhe e pasuruar me shtesën e cila mund të jetë e rrezikshme.

Lodra të shumta janë tërhequr nga tregu në Britani të Madhe për shkak të rrezikut që bateritë të cilat gjenden në disa modele, do të mund të shkaktonin ngufatje apo gjakrrjedhje të brendshme nëse fëmijët i përpijnë!

Në të vërtetë, kompetentët kanë urdhëruar tërheqjen e këtyre lodrave, sepse nuk kanë të theksuar vërejtjen që përmbajnë bateri, as informacionin mbi moshën minimale të fëmijëve të cilët mund ta përdorin.

Ata kanë tërhequr vërejtjen që disa spinerë të cilët kanë edhe llamba LED apo bateri litium-joni, çojnë në gjakrrjedhje të brendshme në rast fëmija përpin baterinë.

“Spinerët tani janë shumë të popullarizuar te fëmijët dhe dëshirojmë të jemi të sigurt për ata të cilët i përdorin”, thotë Martin Wheel, anëtar i organizatës britanike për mbrojtje të konsumatorëve.

Ai thekson që do të duhej të bliheshin vetëm ata spinerë në të cilët janë të theksuara informacionet për sigurinë, përkatësisht në të cilët shkruan që përmbajnë bateri të cilat fëmija ka rrezik që mund t’i përpijë.

Opsioni tjetër është që të kujdeseni se cilët spinerë i blini për fëmijët, përkatësisht që të blini vetëm ato të zakonshme, pa drita LED dhe bateri.

Gjithashtu lexo

Ministria e drejtësisë dorëzon kërkesën për nisjen e procesit të ekstradimit të Grujevskit dhe Boshkovskit

Ministria e drejtësisë së Maqedonisë, sot pasdite dorëzoi kërkesë deri te gjykata kompetente në Shkup …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *