Home / Lajme / Botë / Kujtimet e këqija mund të fshihen në mënyrë selektive

Kujtimet e këqija mund të fshihen në mënyrë selektive

Lamtumirë kujtime të këqija, të dhimbshme dhe anksioze. Një studim amerikan i Columbia University Medical Center tregon se, disa lloj kujtimesh të ruajtura në të njëjtin neuron, mund të fshihen në mënyrë selektive, pa e dëmtuar kujtesën.

 

 

Studimi i kryer tek Aplysia, një molusk deti, i hap rrugën zbulimit të ilaçeve të cilat janë në gjendje të fshijnë kujtime që krijojnë ankth ose stres.

Studimi u botua në revistën shkencore “Current Biology”, ku thuhet se gjatë ngjarjeve të frikshme dhe anksioze disa kujtime mund të kodohen.

Disa prej këtyre kujtime bëjnë që të kemi frikë për shembull nga vendet e errëta ose nga persona të armatosur.

Por edhe një informacion neutral apo një kujtim, është në gjendje që të krijojë ankth, madje edhe pas shumë kohë nga ngjarja dramatike.

Objektivi i studiuesve të drejtuar nga Samuel Schacher, është pikërisht që të gjendet mënyra që të eliminohet çdo kujtim neutral, i cili synon që të eleminojë çdo kujtim që krijon ankth ose stresi.

Studiuesit zbuluan se si ta bënin te molusku, pa i shkaktuar dëmtime, gjë që premton se e njëjta gjë mund të ndodh dhe tek njerëzit.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *