Home / Lajme / Botë / ‘Kulla e ferrit’: I zoti i apartamentit ku shpëtheu zjarri kishte bërë gati valixhet

‘Kulla e ferrit’: I zoti i apartamentit ku shpëtheu zjarri kishte bërë gati valixhet

Banori i katit të katërt të kullës Grenfell, e cila u përpi nga flakët ditët e djeshme, kishte bërë gati valixhet para se zjarri të shpërthente nga kuzhina e tij.

Pavarësisht se zjarri më vdekjeprurës që la 12 banorë të vdekur, filloi nga shtëpia e tij,  mësohet se ai kishte bërë gati rrobat para ngjarjes tragjike.

Fqinja e tij ka rrëfyer se ia shkoi në shtëpinë e tij ta lajmëronte për flakët në kuzhinë me një cantë të madhe në dorë.

Maryam Adam, tha se personi në fjalë, i përshkruar si një britanik rreth të 40-ve , trokiti në derën e saj për ta paralajmëruar se kishte rënë zjarr , rreth orës 12.50 të mëngjesit.

Në orën 12.54, u thirrën zjarrëfikësit dhe mjetet e para arritën brenda gjashtë minutave, shkruan “Daily Mail”.

Dëshmitarë të tjerë konfirmuan se asnjë nga alarmet e zjarrit nuk ra dhe se ata e morën vesh për zjarrin nga ulërimat e fqinjëve.

1 / 5

Një numër i madh banorësh të kateve të sipërme janë hedhur për t’u shpëtuar flakëve,shkruan syri.net.  Një grua me dy fëmijë u pa duke bërtitur nga akti i 11-të i ndërtesës. Një tjetër njeri filloi të luste turmën poshtë ta ndihmonte ndërkohë që tundte këmishën nga dritarja

Një tjetër banore,  e cila po përpiqej të shpetonte prej tyre bashkë me 6 fëmijët e saj nga kati i 21-të, përfundoi vetëm me 4 prej tyre

Zjarrëkësit, ambulancat dhe policia nuk kanë mundur të futen brenda në ndërtesë dhe u kanë kërkuar të qendrojnë aty dhe të presin për ta që t’i marrin.

“Daily Mail” publikon pamje nga situata, teksa duken banorë te dëshpëruar nga balloke e dritare duke u perpjekur te ndërtojne litarë me rroba, në një përpjekje për të shpëtuar nga ferri.

Dëshmitarët rrëfyen për mediat britanike se shumica e persona të bllokuar brenda kishin vetëm një kërkesë: Na shpëtoni fëmijët./SYRI.net/ 

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *