Home / Kryesoret / Kumanovë, asnjë rrugë e emëruar në gjuhën shqipe (FOTO)

Kumanovë, asnjë rrugë e emëruar në gjuhën shqipe (FOTO)

Kumanova vazhdon të tallet me shqiptarët. Të gjitha rrugët kryesore, por edhe ato brenda lagjeve, vazhdojnë të mbajnë emra sllav të kohës së komunizmit. “Proleterske Brigade”, “Tode Mendoll”, “Boris Kidriç”, “Vasa Pellagiq”, “Nikshiçka”, “JNA”, “Pitu Guli”… janë disa nga emrat që mbajnë rrugët kryesore dhe ato brenda lagjeve të Kumanovës, shkruan Koha.

 

 

Përveç kësaj, asnjë mbishkrim brenda qytetit e që vendosen nga Komuna e Kumanovës, nuk tregon se në këtë qytet, përveç maqedonasve – jetojnë edhe shqiptarë. Tabelat kryesore në hyrje-daljet e Kumanovës janë vetëm në maqedonisht. Madje, të shkruara në alfabet qirilik dhe latin, por me kuptim vetëm në maqedonisht.

Megjithëse ka mjaft këshilltarë shqiptarë, bile gjithë këto vite të pasluftës janë edhe pjesë e pushtetit lokal, të njëjtit nuk kanë arritur as një lëvizje më të vogël në drejtim të ndërrimit të kësaj situate në këtë qytet gati përgjysmë me shqiptarë.

Tragjike ndërkohë mbetet emri i sheshit të Kumanovës, i cili që nga koha e monizmit, vazhdon të quhet “Nova Jugosllavija”! Gjithmonë, këshilltarët shqiptarë të BDI-së kanë qenë në koalicion me partinë fituese në Kumanovë, konkretisht me Zoran Damjanovskin-Cicin e LSDM-së, ndërsa ky i fundit – pushtetin lokal e ka fituar gjithnjë me votat e shqiptarëve.

Se ka diskriminim të thellë mjafton vetëm të shohim lagjet e banuara me shqiptarë dhe pjesën tjetër të qytetit, ku kryesisht jetojnë maqedonasit. Parqe gjithandej, rrugë të asfaltuara, shkolla me kushte shumë të mira, ndërsa tre shkollat e mesme shqipe nuk kanë një sallë sporti.

Se janë të pafuqishëm këshilltarët shqiptarë, tregon edhe fakti që, pas protestave të shumta dhe pas më shumë se tre viteve, mezi u arrit hapja e një paralele shqipe në shkollën e muzikës “Pançe Peshev” në këtë qytet.

 

 

 

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *