Home / Showbiz / Kur Aurela Gaçe këndoi në sheshin “Skënderbej” paska ndodhur një surprizë e madhe, por ne tani e morëm vesh!

Kur Aurela Gaçe këndoi në sheshin “Skënderbej” paska ndodhur një surprizë e madhe, por ne tani e morëm vesh!

Divat dallojnë sepse dinë të mbajnë një koncert në sheshin më të madh të Tiranës, me mijëra persona në publik, të vetme, të shoqëruara vetëm nga orkestra. Aurela Gaçe është një prej tyre dhe kjo nuk ka më dyshime.

Të martën në mbrëmje, Aurela ka ndezur sheshin e saporinovuar “Skënderbej” dhe përshtypjet e të gjithë të pranishmëve kanë qenë shumë të mirë sepse kjo ka dalluar nga komentet që ata kanë bërë në rrjete sociale. Në fakt, për këtë pjesë nuk kishim aspak dyshime.

Por diçka shumë interesante paska ndodhur për të cilën ne nuk kishim dijeni (ne të cilët nuk ishim të pranishëm). Në fund të koncertit, më energjike se kurrë, Aurela ka ngjitur në skenë vogëlushen e saj Grace, e cila për disa momente ka ndarë skenën me mamin e saj. Një video e ka publikuar vetë Aurela në Instagram ku ka shkruar: “Fundi i koncertit. Kujt i mbyll këngën ti more Altojn bateristi. Grace në skenë me mamin. Sot imitoi çdo gjë ç’kishte parë nga mami në skenë fiks”, – ka shkruar ajo ndërkohë që ka vazhduar të marrë komplimente nga ndjekësit e saj në Instagram. /Blitz.al/

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *