Home / Shëndeti / Kuroni problemet e rënda në tëmth dhe mëlçi me bimën e “gjembgomarit”

Kuroni problemet e rënda në tëmth dhe mëlçi me bimën e “gjembgomarit”

Gjembgomari, megjithëse një bimë aspak e pëlqyeshme nga fermerët, në mjekësinë popullore është mjaft frutdhënëse. Farat e përftuara prej gjembit ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve të shumta. Rezultate të shkëlqyera kjo bimë jep në sëmundjet e mëlçisë dhe tëmthit. Farat e bimës përmbajnë një substancë të hidhur, esencë, flavona dhe amina biogjene, si dhe tiraminë histaminë, silibinë. Këta elementë kanë aftësi të përmirësojnë punën e mëlçisë. Është provuar se çaji i përftuar prej tyre është i efektshëm edhe kundër të gjitha dëmtimeve parankimatoze të mëlçisë, ku frytet jepen si mjet ndihmës krahas dietës së përshtatshme dhe kimioterapisë.

Vetitë
Ka veti të rrisë sasinë e tëmthit, të përmirësojë punën e mëlçisë, të ulë temperaturën e lartë, përdoret si koleretik, kolagoge dhe sedative në sëmundjen e të verdhit, në sëmundjen e mëlçisë e të fshikëzës së tëmthit, në gurët e tëmthit, si dhe në pezmatime të mëlçisë dhe në cerozë. Është provuar se kjo bimë është e efekshme edhe kundër të gjitha dëmtimeve parenkimatoze të mëlçisë, ku frytet jepet si mjet ndihmës krahas dietës së përshtatshme dhe kimioterapisë. Nga jashtë përdoret për mjekimet e majasëllit, në ngërçe të venave etj.

Përgatitja
Mund të merret në formë pluhuri duke konsumuar 4­5 herë në ditë nga 1 lugë me fara të bluara.
Mund të merret në formë çaji, ku 5 gr fryte të copëtuara përvëlohen në 100­200 ml ujë që zien, mbulohet me kapak, lihet në qetësi për 15 minuta, kullohet dhe pihet. Merren 2­3 doza të tilla në ditë.

Ruajtja
Në vënde të thata këto fara ruhen deri në dy vjet.

Disa këshilla
1. Për të ulur temperaturën e lartë pini një gotë me çajin e gjembgomarit.
2. Lëngu i përftuar nga farat e bimës këshillohet të pihet 3 herë në ditë.
3. Farat duhet të ruhen në vende të thata dhe e ruajnë efektin për dy vjet.
4. Pjesët kurative duhet të mblidhen pak kohë përpara pjekjes së plotë të frutit.
5. Gjembi duhet të thahet në hije dhe më pas të shkriftohet për përftimin e farave.
6. Këshillohet që lëngu të pihet tri herë në ditë, për të dhënë rezultate.

Gjithashtu lexo

Të Panjohurat Efekte të Muçmollave Shqiptare

Muçmolla, fruti tipik që zbukuron oborret dhe kopshtet shqiptare Foto: WebLibrary Muçmolla është vogëlushja e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *