Home / Lajme / Maqedoni / Kush është shqiptari që iu ofruan 5 milionë euro për të formuar Qeverinë me Gruevskin?!

Kush është shqiptari që iu ofruan 5 milionë euro për të formuar Qeverinë me Gruevskin?!

Njërit prej liderëve të partive shqiptare që fituan më pak deputetë në zgjedhjet e 11 dhjetorit iu ofruan 5 milionë euro, plus Platforma e partive shqiptare pa Prokurorinë Speciale, për të formuar Qeverinë me VMRO-­DPMNE dhe BDI. Bëhet fjalë për kreun e LR-PDSH, Ziadin Sela.

“Oferta është bërë , kur lideri i asaj partie është ftuar në takim nga një funksionarë i lartë i BDI­së, ku më pas është shfaqur edhe një nga krerët vendimtar të VMRO-­DPMNE­-së, ku i është premtuar se gjitha pikat e Platformës pranohen, përveç Prokurorisë Speciale, ndërsa plus do të jenë në dispozicion edhe 5 milionë euro”, theksuan për INA, burime partiake që janë të njohur me këtë ngjarje. Paratë janë ofruar nga VMRO­-DPMNE, ndërsa lobues kanë qenë përfaqësues të lartë në BDI që po bëjnë përpjekje për koalicionim me partinë e Gruevskit dhe jo me LSDM. Por nga VMRO-DPMNE është hedhur poshtë kjo informatë, që sipas tyre është spekulim.inaonline

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *