Home / Lajme / Kronika e zezë / Ky është 18 vjeçari i cili u vra me thikë nga vëllai 16 vjeçar

Ky është 18 vjeçari i cili u vra me thikë nga vëllai 16 vjeçar

Policia e Ferizajt ka njoftuar se një person 16 vjeçar është arrestuar pas një përleshjeje në të cilët u përdorën edhe mjete të forta.

Më 21 qershor u raportua se në rrugën ,,Fan Noli” në Ferizaj ka ndodhur një përleshje mes dy  vëllezërve, ku janë përdorur mjete të ndryshme të forta.

Me këtë rast lëndime të rënda trupore ka pësuar 18 vjeçari me inicialet Q.M, i cili është dërguar për trajtim në QKUK Prishtinë.

Gjatë ditës së sotme policia është informuar nga ana e mjekëve kujdestar se 18 vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra me thikë nga vëllai i tij 16 vjeçar.

Raportohet se viktima e këtij rasti është i riu Qlirim Misini, ndërsa miq të shumtë kanë shprehur ngushëllime në rrejtet sociale ku edhe kanë konfirmuar vdekjen e tij.

I riu ishte pjesë e grupit të tifozëve të Ferizajt, “Ultras Ujqit” të cilët sot kanë njoftuar për varrimin e tij.

Gjithashtu lexo

Shqiptarja që ndodhej në zonën e sulmit në Barcelonë: Për 30 sekonda kam mundur të vdes unë me të bijën (Video)

Vetëm 30 sekonda kanë shpëtuar nga vdekja Rominën, gruan e re shqiptare dhe vajzën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *