Home / Lajme / Maqedoni / Ky është mesazhi i Taravarit për mjekët që kanë ikur nga Maqedonia

Ky është mesazhi i Taravarit për mjekët që kanë ikur nga Maqedonia

Viteve të fundit një pjesë e madhe e mjekëve janë duke u larguar nga vendi duke mos patur perspektivë në profesionin e tyre.Rrogat e ulëta të mjekëve, vështirësitë gjatë punësimit, specializimit, avancimit në karrierë, kushtet e punës dhe shumë arsye të tjera kanë bërë që mjekët të ardhmen e tyre ta shohin jashtë vendit. Por a ka një strategji kjo qeveri dhe Ministria e shëndetësisë për të parandaluar ikjen e mjekëve jashtë shtetit sepse në këtë formë rrezikohemi që të mbesin pa mjek.

Sipas ministrit të Shëndetësië Arben Taravari ndonëse do të duhet kohë që kjo dukuri të parandalohet, megjithatë ai nënvizon se kanë plan për të kthyer shumë mjekë nga jashtë në spitalet e Maqedonisë, raporton Televizioni Koha.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari për Televizionin Koha të Tetovës tha se nga dita e hënë pritet që skenohet situata në spitale lidhur me aparaturat sepse në disa spitale ka shumë aparatura që nuk përdoren kurse në disa spitale ka mungesë të aparaturave.

Në ndërkohë së shpejti pritet që të ketë edhe ndryshime kadrovike në pjesën më të madhe të spitaleve.

Ende nuk dihet se kur do të fillohet me ndryshimin e drejtorëve të spitaleve por tashmë nëpër rrjetet sociale qarkullojnë emra të kandidatëve për poste të drejtorëve. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *