Home / Lajme / Maqedoni / Ky është plani i VMRO-së për ta rrëzuar Zaevin

Ky është plani i VMRO-së për ta rrëzuar Zaevin

Një pjesë e rëbelëve të VMRO-DPMNE-së si duket kanë një plan për rrëzimin e qeverisë Zaev-Ahmeti- Sela, njofton agjencia e lajmeve INA.

Skenari apo dëshira pritet të realizohet përmes Shtabit Republikan të VMRO-së, i cili kërkon ndryshimin e statutit për demorkratizimin dhe modernizimin e plotë të partisë.

Koordinatori i shtabit Republikan për reforma në VMRO-së, Aleksandar Mihajlovski  deklaroi se përmes kësaj nisme synohet ndrimi i qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Zaev.

“Ju ftoj që masovikisht ta mbështetni nismër për demokratizimin e modernizimin e partisë sonë. Ta kthejmë partinë në duartë e anëtarëve dhe ta përmirësojmë imazhin para publikur vendor dhe ndërkombëtar. Kjo me qëllimin për ndrrimin e shpejtë të qeverisë së LSDM-së dhe formimin e qeverisë me VMRO-në me njerëz të rinj”, deklaroi ai.

Mihajlovski  theksoi se shumë detyra partiake në periudhën e kaluar janë realizuar pa një mbështetje dhe vullnet të plotë të aktivistëve, anëtarëve dhe simpatizantëve partiak.

Ai tha se deri më tani partia ka funskionuar tërësisht në mënyrë jo demokratike.

Mihajlovski u shpreh i bindur se kjo nismë do ta ketë mbështetjen edhe të liderit aktual, Nikolla Gruevski. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *