Home / Lajme / Rajon / Ky është versioni i Policisë për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit

Ky është versioni i Policisë për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit

Gjatë mesnatës së kaluar është bërë e ditur se pjesëtari i organizatës terroriste (ISIS), Lavdrim Muhaxheri raportohet të jetë vrarë gjatë një sulmi amerikan kundër të ashtuquajturit Shtetit Islamik.

Madje kjo gjë është konfirmuar edhe nga vëllai  Muhaxherit, Bajram Muhaxheri.

“Vëllai im ka rënë shehid dhe lutem që Allahu ta pranojë atë në mesi ne shehidave, pejgamerëve e njerëzve të mirë”, kishte shkruar ai në Facebook.

Ndryshe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani në një pronconim për Indeksonline ka thënë se Policia e Kosovës posedon informacione për vrasjen e një personi kosovar në Siri, i cili është nga Kosova.

“Mirëpo referuar situatës në Siri, Policia e Kosovës nuk posedon informacion apo dokumentacion  zyrtar për vrasjen e tij”, ka thënë Kelani.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *