Home / Lajme / Rajon / Lajmet e rrejshme po shpërndahen prej aktivistëve të Vetëvendosjes (FOTO)

Lajmet e rrejshme po shpërndahen prej aktivistëve të Vetëvendosjes (FOTO)

Burime nga Prokuroria dhe Policia kanë bërë të ditur se në sajimin e lajmeve të rrejshme janë të angazhuar edhe persona jashtë Kosovës. Krejt kjo për të humbur gjurmë dhe për të mos pasur mundësi ndjekjeje ligjore nëse prej këtyre lajmeve prodhohen pasoja. Sidoqoftë, shpërndarjen e këtyre lajmeve po e bëjnë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo që ende s’e ka pranuar se qëndron pas fabrikimit të lajmeve të rrejshme.

Ende nuk është përcaktuar se kush qëndron pas fabrikimit të lajmeve të rrejshme, por, tashmë po dihet se shpërndarjen e tyre po e bëjnë aktivistë të Partisë së Albin Kurtit.

Edhe përmbajtjet e këtyre lajmeve të rrejshme lidhen me tema që dëmtojnë partitë tjerë. Por, jo edhe Vetëvendosjen.

Deri më tash, një portal, i cili është denoncuar në Policia e Prokurori se po shpërndan lajme të rrejshme, ka publikuar lajme të pavërteta se Ramush Haradinaj ka ndërruar qëndrim për demarkacionin me Malin e Zi; për krizën e koalicionit mes PDK’së e AAK’së; për një takim të Avdullah Hotit e Kadri Veselit…

Burime nga Prokuroria dhe Policia kanë bërë të ditur se në sajimin e lajmeve të rrejshme janë të angazhuar edhe persona jashtë Kosovës. Krejt kjo për të humbur gjurmë dhe për të mos pasur mundësi ndjekjeje ligjore nëse prej këtyre lajmeve prodhohen pasoja.

Lajmet e rrejshme kishin pasur ndikim ne zgjedhjet e fundit në Amerikë. Kundër Hillary Clinton ishin shpërndarë lajme se ajo kishte marrë pjesë në vrasje e masakra. Pjesë e kësaj fushate kishin qenë edhe disa shqiptarë në Maqedoni, të cilët ishin paguar nga Rusia për të ndërhyrë ne zgjedhjet amerikane.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *