Home / Shëndeti / Lamtumirë kolesterolit… me hudhër të freskët

Lamtumirë kolesterolit… me hudhër të freskët

Të pasura me vitamina dhe minerale, hudhrat janë një ‘bekim’ për shëndetin, në sajë të antioksidantëve të shumtë dhe vetive antibakteriale, si dhe përbërësve aktivë që luftojnë kolesterolin. Një hudhër e freskët në ditë mund të jetë e mjaftueshme për të luftuar kolesterolin e keq. Siç është konfirmuar nga studime të shumta, ky ushqim i cili është përdorur që në Egjiptin e lashtë me qëllim ruajtjen e shëndetit të skllevërve, gjithashtu mund të hahet i papërpunuar, edhe pse shija e tij nuk është saktësisht një shije nga më delikatet.

Vlerat ushqyese
Një nga vlerat ushqyese më të mira është përmbajtja e pasur me vitamina (A, C, E dhe B) dhe një shumëllojshmëri të kripërave minerale, fosfor, kalcium, kalium, natrium. Ajo stimulon metabolizmin dhe ka veti të rëndësishme diuretike. Por kjo nuk është e gjitha. Hudhra është e njohur edhe për vetitë antibakteriale, antioksidante dhe anti-parazitare. Efekti i saj për detoksifikimin e traktit të tretjes dhe zorrëve, gjithashtu ndihmon për të reduktuar fryrjet, ndërsa prania e vitaminës C e bën atë një përbërës ideal për të luftuar të ftohurën, ndikimin në frymëmarrje dhe viruset.

Kundër kolesterolit të keq
Hudhra është konsideruar gjithashtu një ushqim përforcues, për shkak të efektit vasodilator, i cili përmirëson qarkullimin dhe nxit rrjedhjen e gjakut në zonat periferike të trupit. Për parandalimin e kolesterolit të keq (LDL) përbërësi kryesor i saj është allicin, që është edhe më i rëndësishmi.

Një hudhër në ditë
Doza e rekomanduar e hudhrës është një ose më së shumti dy thelpinj në ditë, ose një hudhër e freskët. Nëse konsumoni më shumë, në të kundërtën, mund të shkaktojë iritim në sistemin e tretjes, dhimbje në stomak dhe gastrit, por edhe anemi. Një nga shqetësimet më të zakonshme që shkakton si efekte anësore padyshim është ‘halitosis’. Ju mund ta luftoni aromën e keqe të gojës duke ngrënë pak fruta menjëherë. Më efektive janë mollët, dardhat, pjeshkët, kajsitë, kumbullat, rrushi dhe qershitë. Mund të jetë e dobishme, në këtë kuptim, edhe përtypja e gjetheve të majdanozit ose karafil.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *