Home / Shëndeti / Largoni dhimbjet e barkut me këto ushqime

Largoni dhimbjet e barkut me këto ushqime

Nëse keni dhimbje të vazhdueshme barku dhe nuk dini si të shpëtoni prej tyre, ekzistojnë në fakt disa ushqime “magjike”, për efektin që ato shkaktojnë ndaj këtyre dhimbjeve, duke i lehtësuar menjëherë dhe duke mënjanuar në këtë mënyrë përdorimin e ilaçeve.
Lëngu i limonit: Duhet të konsumohet i holluar në ujë të ngrohtë, dhe promovon tretjen, duke e balancuar stomakun.
Uji i ngrohtë: Për të ribalancuar trupin dhe rregullimin e zorrëve, ju mund të pini një gotë me ujë të ngrohtë, kur zgjoheni në mëngjes dhe një në mbrëmje para gjumit, ndoshta duke shtuar disa pika lëng limoni dhe mjaltë, për ta bërë atë më tërheqës për shijen tuaj.
Karafili: Për ata që vuajnë mbi të gjitha nga aciditeti i stomakut, ky është një ilaç shumë i dobishëm. Mbani në gojë për disa minuta pak karafil dhe do të keni një lehtësim të menjëhershëm.
Nenexhiku: Konsumi i rregullt i lëngut të nenexhikut të freskët mund të ndihmojë për të mbajtur larg fenomenet negative gastro-intestinale të acidit traktit.
Xhenxhefili: Kjo erëz duhet të shtohet në ushqime për t’i bërë ato më të shijshme, gjithashtu kufizon edhe përdorimin e kripës. Është në fakt një nga rrënjët më të çmuara të natyrës, sepse është e pasur me antiinflamatorë që promovojnë tretjen e duhur.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *