Home / Lajme / Lazarati ‘hakmerret’ ndaj Ramës, shihni sa vota i ka dhënë PS, PD dhe LSI

Lazarati ‘hakmerret’ ndaj Ramës, shihni sa vota i ka dhënë PS, PD dhe LSI

Nga Lazarati nuk ka surpriza. Partia Demokratike ka marrë shumicën e votave.

Votuesit e këtij fshati janë ‘hakmarrë’ ndaj Edi Ramës, të cilin e bëjnë përgjegjës për ndërhyrjen policore në vitin 2014, e cila i dha fund kultivimit të kanabisit në këtë zonë.

 

 

Pas numërimit të kutive të votimit, rezulton se PD ka marrë 1798 vota, PS 92 vota, ndërsa LSI 87 vota. Fshati Lazarat njihet historikisht si bastion i Partisë Demokratike.

Kësaj radhe banorët e këtij fshati kishin një motiv më shumë për të votuar PD-në, pasi kandidati i dytë në listë, Roland Bejko, ishte me origjinë nga ky fshat.

Por nga rezultati i deritanishëm, Bejko nuk arrin dot të fitojë mandatin e deputetit. Kjo është hera e tretë që ai dështon për t’u zgjedhur deputet.

Gjithashtu lexo

Kosovari e pranon se ka bë seks me lopën, ja çka tha në gjykatë

Gjykata e Rrethit në See-Gaster në kantonin zviceran të St. Gallen është duke trajtuar një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *