Home / Kryesoret / Lazim Destani në iftar në vendlindjen e tij në Bozovcë (FOTO)

Lazim Destani në iftar në vendlindjen e tij në Bozovcë (FOTO)

Biznesmeni nga Tetova Lazim Destani, ka qenë mbrëmë në fshatin e tij të lindjes në një Iftar të madh me pjesmarrjen e të gjithë bashkëfshatarve të në fshatin Bozovocë .

Postimi i tij i plotë në facebook:

Me rastin e Iftarit, që kishin organizuar bashkëfshatarët e mi në Bozovcë, shpreh kënaqësinë e jashtëzakonshme për çastet e këndshme që kaluam së bashku në fshatin e lindjes e të fëmijërisë sime. Në ambientet e shkollës së fshatit ishin mledhur së bashku gati të gjithë banorët e fshatit, madje kishte edhe prej tyre që tashmë janë shpërngulur në vendbanime të tjera” shkruan ai.

Nuk është se e vizitoj rrallë Bozovcën por vizita e djeshme ka qenë më e veçantë pasi ndoshta për herë të parë ishim mbledhur kaq shumë vetë për një rast të këtillë.

E veçanta e kësaj tryeze, ishin ushqimet tradicionale që me kënaqësi i kishin përgatitur vet banorët e fshatit, madje të gjitha, nga produktet e fshatit.

Koha që kaluam bashkë, me biseda të ngrohta mes vete, me humor e të qeshura si dhe me shpalosje kujtimesh nga fëmijëria, më ka lënë mbresa e do mbetet gjatë në kujtesën time.

Sponsored by Revcontent

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *