Home / Lajme / Maqedoni / Lazim Destani përflitet për komunën e Tetovës?!

Lazim Destani përflitet për komunën e Tetovës?!

Biznesmeni i mirënjohur shqiptar nga Tetova, Lazim Destani përflitet si kandidat i mundshëm për zgjedhjet e ardhshme lokale në komunën e Tetovës. Siç mëson INA nga burime brenda koluareve politike, një parti politike po synon që ta bind Destanin që të garojë për komunën e Tetovës.

Njëra nga partitë opozitare ka lansuar emrin e tij duke spekuluar nëpër bazë dhe takimet me qytetarët, se Destani do të jetë kandidat i tyre.

Por ky i fundit në të shumtën e rasteve ka refuzuar të ketë ngjyrime politike, apo të jetë i afërt me ndonjë parti politike. Destani është biznesmeni i vetëm që ka ruajtur pozicionin dhe pavarësinë e tij, duke qenë larg politikës. Edhe kësaj radhe Destani jozyrtarisht siç bëhet e ditur nga qarqe afër tij, ai do të jetë shumë larg politikës, ashtu siç ka qenë. (INA)

Gjithashtu lexo

Pastrimi i lumit shkakton shumë pluhur, banorët ankohen – (VIDEO)

Më shumë se dy javë pas vërshimit të lumit në fshatin Poroj punimet në drejtim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *