Home / Lajme / Maqedoni / Lëvizja BESA bllok Parlamentit, ja pse ?!

Lëvizja BESA bllok Parlamentit, ja pse ?!

Sot në seancën e rregullt të Kuvendit të RM, ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe propozimi per zgjedhjen e kryetarit të Komitetit për të drejtat e njeriut, një pozitë e cila i takon opozitës.

Lëvizja BESA nuk propozoi anëtar për këtë pozitë të rëndësishme qe do ti ndihmonte sistemit të drejtësise duke e bllokuar te gjithe procesin, me sakte ridefinimit dhe rishqyrtimit të proceseve politike sic janë Rasti i Kumanovës, Monstra, Brodeci, Sopoti, të gjitha këto raste te montuara politike nga pushtetet e kaluara, ku vuajne burg te pafajshëm dhjetëra shqiptare.

Ky bllokim e kësaj pozite te rendesishme për shqiptarët lidhet me arsyetimin e Lëvizjes BESA lidhet me mos dhënien e postit të nënkryetarit të Kuvendit të RM, ku po tregojnë apetite të mëdha për këtë funksion, duke u “kërcnuar” se nuk do marrin pjesë edhe në trupa dhe organe tjera në kuadër të Kuvendit të RM Lëvizja BESA me këtë neglizhencë ndaj kësaj pozitike, të rëndësishme ku mbrohen te drejtat dhe lirite e njeriut tregon haptazi që këto raste i ka përdorur vetëm për arsye te përfitimit politik dhe jo për të kontribuar ne zgjedhjen e tyre.

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *