Home / Lajme / Maqedoni / Lëvizja Besa dhe LSDM kundër iniciativës për amnistimin e dhunuesve më 27 prill

Lëvizja Besa dhe LSDM kundër iniciativës për amnistimin e dhunuesve më 27 prill

Lëvizja Popullore e Maqedonisë e udhëhequr nga Janko Baçev, ka dorëzuar në Kuvend Propozim ligj për amnistimin e pjesëmarrësve në dhunën e shkaktar në Kuvend, më 27 prill. Lëvizja Besa dhe LSDM kanë dalur kundër faljes së dhunuesve të deputetëve dhe gazetarëve.

 

Deputeti i LSDM-së Petre Shilegov tha se propozim ligji do të hidhet poshtë dhe se nuk do të mund të falen ata që tentuan vrasjen e deputetëve.

“Nuk mund të ketë qëndrim më ndryshe përveç atij për hedhjen poshtë të kërkesës për zgjidhje të tillë ligjore. Në Reopublikën e Maqedonisë përfundimisht patjetër duhet të sundojë drejtësia. Të amnestohet sjellja e hapjes së dyerve nga ana e deputetëve, me qëllim që turmë e dhunuesve të hyjë dhe të sulmojë deputetë të Kuvendit të Maqedonisë, nuk është dhe nuk mund të jetë akti i vullnetit të mirë nga kushdoqoftë”, tha për TV Shenja, Petre Shilegov.

Ndërsa Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa theksoi se, nga partia e tyre nuk do të përkrahet një iniciativë e tillë, për shkak se siç tha, për shkak se të gjithë ata që janë përgjegjës për ngjarjet e 27 prillit duhet të përgjigjen para drejtësisë.

Ndërsa nga BDI dhe OBRM-PDUKM thanë se nuk janë të informuar për propozimin e dorëzuar nga LPM.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *