Home / Lajme / Maqedoni / Lëvizja BESA do të përgatisë draft-propozim për gjuhën shqipe

Lëvizja BESA do të përgatisë draft-propozim për gjuhën shqipe

Lëvizja BESA pritet të përgatisë një draft-propozim rreth përdorimit të gjuhës shqipe. Kjo është bërë e ditur nga deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, i cili ka mbajtur një konferncë për gazetarë në Kuvend.

“Sa i përket ligjit për gjuhën shqipe, kemi pasur premtime nga partitë e tjera se do të votohet edhe para formimit të Qeverisë, por siç po e shohim ende nuk është në agjendën qeveritare”, ka thënë ndër të tjera Zendeli.

Ai ka thënë se deputetët e Lëvizjes BESA janë të përmbajtur për zv/ministrat, nuk diskutojnë me qëllim që sa më shpejtë të kompletohet Qeveria

Zendeli ka deklaruar gjithashtu se Lëvizja BESA në vazhdimësi ka qenë përkrahëse e Prokurorisë Speciale Publike, ndërsa do të shqyrtojë propozim-ligjet për këto çsështje. /SHENJA/

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *