Home / Lajme / Maqedoni / Lika i kundëpërgjigjet LSDM për punësimet sipas Marrëveshjes së Ohrit

Lika i kundëpërgjigjet LSDM për punësimet sipas Marrëveshjes së Ohrit

Duke u ndalur në përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, zëvendëskryeministri Lika tha se do të angazhohet për rritjen e përfaqësimit si një nga shtyllat e këtij dokumenti duke potencuar se do të bëhet sistematizimi i të gjithë të punësuarëve.

Kjo është theksuar në takimin që sot  zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistemin politik, Hazbi Lika ka pasur me ambasadoren e Misionit të OSBE-së në Shkup,  Nina Suomalainen.

“Ka nevojë për një fokusim më objektiv për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe prioriteteve që dalin nga zbatimi i Marrëveshjes. Zëvendëskryeministri Lika falenderoi ambasadoren  Suomalainen për përkrahjen që ka dhënë OSBE në përgatitjen e Analizës së Marrëveshjes së Ohrit për kohezion social duke potencuar se rekomandimet që dalin nga kjo Analizë si përdorimi i gjuhës, decentralizimi, arsimi dhe përfaqësimi i drejtë janë tejet të rëndësishme dhe zbatimi i tyre është prioritet i Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistemin politik”, ka theksuar Lika. Ndërkohë, ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski paralajmëroi se do të ketë sistematizim të kuadrove që rrijnë në shtëpi dhe që marrin rroga, ndërsa theksoi se për në kohë nuk do të ketë punësime sipas M.Ohrit, për shkak të administratës së stërngarkuar. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *