Home / Lajme / Maqedoni / Llatas paraqitet në Prokurorinë Speciale Publike

Llatas paraqitet në Prokurorinë Speciale Publike

Redaktori i televizionit Sitel, Dragan Pavloviq Latas, i cili dyshohet në dy raste të Prokurorisë Speciale, Total dhe Trevnik, sot për së dyti herë u paraqit  në Prokurorinë e Katica Janevës,

Sipas burimeve të Alsat M, Latas në Speciale është për shkak shqyrtimit të provave të cilat i disponon kjo Prokurori për rastin Trevnik. Sipas burimeve të Prokurorisë Speciale, pritet të përfundojë hetimi për rastin Trevnik gjatë këtyre ditëve. Redaktori i Sitel dyshohet për evazion fiskal si pronar i kompanive “Total Marketing” dhe “Total Media Centar”.

Latas dyshohet se prej vitit 2008 deri në vitin 2015, me qëllim që ai dhe persona privat të evitojnë pagesën e tatimit në faturat përfundimtare dhe në paraqitjet tatimore, ka dhënë informata të rrejshme, me çka personat juridik kanë dëmtuar buxhetin për 121 mijë euro, ndërsa personi fizik për 63 mijë euro.

Prokurorja Fatime Fetai gjatë prezantimit të rastit tha se i dyshuari ka blerë mobilie prej 65 mijë euro, dyshekë prej 3 mijë euro, disa orë të shtrenjta dore të brendit “Brajtling”, enë të shtrenjta kuzhine si dhe qilima persian. Tre nga kompanitë që janë nën hetim nuk kanë pasur asnjë të punësuar të cilët do ta përdornin pajisjen që ai e ka blerë në emër të kompanisë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *