Home / Lajme / Botë / Londër, frikë për 100 të vdekur. Babai kthehet në hero pasi shpëtoi familjen

Londër, frikë për 100 të vdekur. Babai kthehet në hero pasi shpëtoi familjen

Një ditë pas zjarrit që përfshiu kullën Grenfell në Londër, gjithçka është shkrumbuar pasi flakët janë shuar.

Por ajo që mbetet është edhe më tragjike, sepse autoritetet tremben se numri i viktimave mund të shkojë në 100 pasi brenda ndërtesës nuk ka më shenja jete. Ata që arritën të dilnin dhe ata që janë transportuar në spital janë identifikuar, por dhjetëra të tjerë rezultojnë të humbur.

12 persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 20 nga 74 të djegurit në spital janë në gjendje të rëndë.

“The Sun” ka publikuar historinë e një babai i cili u shndërrua në hero pasi shpëtoi familjen e tij.

Ai ka treguar se si nxori nga flakët gruan shtatzënë dhe 2 vajzat e tyre pasi flakët pushtuan apartamentin e tyre në orët e para të mëngjesit.

Marcio Gomes, 38 vjeç, i cili jetonte me familjen në katin e 21-të të godinës, ka treguar se është zgjuar pasi ka ndierë flakët dhe ka zbritur me shpejtësi poshtë.

Por pasi arriti në fund të shkallëve me shpejtësi, ai kishte vënë re se vajza e madhe 12-vjeçare nuk ia kishte dalë mbanë të zbriste bashkë me familjen, pasi i kishte rënë të fikët nga asfiksia.

Prandaj ai shkoi edhe njëherë tjetër në katet e sipërme për të marrë vajzën dhe për ta zbritur poshtë të sigurt me ndihmën e zjarrfikësve që kishin filluar ngjitjen në shkallët e ndërtesës që po digjej.  /Blitz.al/

Gjithashtu lexo

Arabia Saudite i hapi kufijtë për besimtarët katarianë për haxhillëkun në Mekë

Mbreti saudit Salman urdhëroi që të hapet kufiri me Katarin për qytetarët e monarkisë së …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *