Home / Lajme / Maqedoni / LPM propozon ligj për amnisti për huliganët në dhunën e 27 prillit

LPM propozon ligj për amnisti për huliganët në dhunën e 27 prillit

Lëvizja Popullore për Maqedoninë (LPM) ka propozuar ligj me të cilin do të falen të gjithë ata që kanë qenë prezent natën e 27 prillit në Kuvend. Sipas tyre ligji do të tregoj karakterin unitar të shtetit, ndërsa për zbatimin e të njëjtit nuk nevojitet kornizë financiare,

 

“Amnistinë në përgjithësi si institut në të drejtën penale e parashikojnë të gjitha Kodet penale bashkëkohore. Në këtë ligj do të përfshihet të gjithë personat prezent në zhvillimet e 27 prillit në Kuvend dhe me ketë do të liroheshin nga ndjekjet penale. Me zbatimin e ligjit do të tregohet kapaciteti shtetëror dhe përfaqësimi i përgjegjshëm dhe mbi gjitha populli do të gëzohet me unitetin vendas”, thuhet në kumtesën e LPM-së.

Partitë parlamentare në përjashtim të OBRM-PDUKM-së shprehen njëzëri kategorikisht kundër faljes së dhunuesve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *