Home / Kryesoret / LR-PDSH do të largohet nga Qeveria?!

LR-PDSH do të largohet nga Qeveria?!

LR-PDSH e Ziadin Selës do të largohet nga Qeveria nëse në 100 ditëshin e qeverisjes nuk do të miratohet ligji për gjuhën shqipe.

Nga kjo parti edhe sot bënë të qartë për INA se vendimi është i prerë: Nëse s’ka ligj për shqipen, nuk ka çka të qëndrohet si kukulla në Qeveri, për hesape dhe rejting të LSDM së Zoran Zaevit. Këto qëndrime ditë më parë janë shprehur edhe nga krerët e kësaj partie.

Kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela ditë më parë ka lënë të kuptohet se nëse brenda 100 ditëshit të qeverisjes nuk arrihet të votohet ligji i ri për gjuhën shqipe, nuk do të ketë më kompromise dhe se siç është bërë e ditur kjo parti nuk do të qëndrojë në koalicionin qeverisës.

“Pas 100 ditëshit të Qeverisë së re nëse nuk arrihet zgjidhje për gjuhën shqipe, nuk do të ketë kompromis.  Sa i përket formimit të Qeverisë ne bëmë një kompromis, por pas 100 ditëshit s’ka më kompromis”, ka theksuar Sela gjatë një iftari të fundit të shtruar nga dega në Gostivar.

Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në emisionin “Fol Tash” në TV Koha ka folur për veprimtarinë e tij si ministër i shëndetësisë duke thënë se kanë përpiluar planin afatgjatë, afatmesëm dhe afatshkurt ku kanë paraparë kthimin total të shëndetësisë në servis të mirëfill të qytetarëve.

Taravari ka folur edhe në cilësinë e sekretarit të partisë duke thënë se nuk kanë çka bëjnë në qeveri nëse ligji për gjuhë shqipe nuk bëhet për 100 ditëshin e parë të Qeverisë së Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *