Home / Kryesoret / LR-PDSH përshendet vendimin e MASH-it për shfuqizimin e testimit ekstern

LR-PDSH përshendet vendimin e MASH-it për shfuqizimin e testimit ekstern

Departamenti i Arsimit dhe Shkencës pranë LR-PDSH-së, përshendet vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë për shfuqizimin e testimit ekstern si dhe paralajmërimin e Ministres z-nja Renata Deskovska, për pezullimin dhe heqëjen e aplikimit të Sistemit të Kembrixhit nëpër shkollat e vendit.

Ky vendim i shumëpritur, konsiderojmë se është i mirëseardhur nga punonjësit arsimor, nga prindërit dhe nxënësit, për vet faktin sepse testimi ekstern ka qenë shumë diskutabil dhe shumë jokompatibil me mundësit reale të organizimit të procesit edukativo-arsimor në vend, por edhe ka rënduar buxhetin e ministrisë përkatëse, pa patur ndonjë efekt pozitiv.
Nëpërmjet të një testi jonormal, siç ishte testimi ekstern, në një ditë të vetme, janë ndëshkuar dhe demotivuar punonjësit e arsimit, mësuesit dhe profesorët, të detyruar për të lënë gjithçka mënjanë dhe për tu marr vetëm me punë administrative. Janë dëmtuar edhe vetë nxënësit, sepse nota e tyre mesatare është ndikuar nga ajo e testimit ekstern dhe nxënësit në vazhdimësi i vuajnë pasojat e kësaj note gjatë shkollimit të tyre të mëtejshëm.
Edhe Sistemi Arsimor i Kembrixhit është joadekuat dhe i pazbatueshëm për nxënësit në vend, prandaj inkurajojmë ministrinë përkatëse, që të pezulloj dhe heq aplikimin e këti sistemi.

LR-PDSH, midis tjerash, duke patur në progaramin e saj partiak çështjet e shfuqizimit të testimit ekstern dhe Sistemit të Kembrixhit, edhe në perspektivë është e vëndosur që të jep kontributin e saj në reformimin e procesit edukativo-arsimor, prandaj këkon nga MASH që:
 të rishikohet puna e organeve kompetente edukativo-arsimore në vijë horizontale dhe vertikale,të rishikohen dhe të hiqen nga përdorimi i tyre shumë tekste shkollore me përmbajtje joprofesionale, ofenduese dhe diskriminuese, sidomos të atyre në gjuhen shqipe, të ndëshkohet joserioziteti në menaxhimin e institucioneve shkollore dhe papërgjegjësia në punë, nga udhëheqësia e instaluar në vijë partiake.
-të luftohen abuzimet financiare nga organet përkatëse shkollore dhe ato arsimore komunale, të evidentohen të gjitha inspektimet formale dhe negativisht të orientuara nga ana e organeve arsimore komunale dhe të njëjtat të sanksionohen sipas ligjit., të evidentohen dhe rishikohen të gjithë kuadrot me arritje të dyshimta dhe aftësi degraduese joprofesionale dhe të njëjtit të sanksionohen.

Një proverb i vjetër thot se “arsimi është investimi më fitimprurës që mund të bëj një popull për vete”.
Prandaj imperativ imediat për Republikën e Maqedonisë është që nëpërmjet të institucioneve përkatëse arsimore, të manifestojë kapacitete të duhura organizative për të reformuar arsimin si dhe të hartojë një platformë afatgjate dhe dobiprurëse për arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja në të gjithë nivelet e arsimit

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *