Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: Do të hapen perspektivat euro-atlantike

LSDM: Do të hapen perspektivat euro-atlantike

LSDM në kumtesën e sotme me shkrim paralajmëron hapjen e perspektivave euro-atlantike dhe standard më të lartë jetësor. Ata i bëjnë thirrje VMRO-DPMNE-së që të hyjë në proceset reformuese.

“VMRO-DPMNE i pati në dispozicion 11 vite të punojë në përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, por ata vendosën t’i varfërojnë qytetarët”, theksohet në kumtesë.

Sipas LSDM-së, nëse me të vërtetë do të mendonte për qytetarët, VMRO_DPMNE do të punonte në integrimin e plotë të Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO.

“Përmes dialogut të hapur dhe konstruktiv me opozitën dhe shoqërinë civile, Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja me përkushtim do të punojë në hapjen e perspektivave euro-atlantike. Me përkushtim do të punohet në plotësimin e qëllimeve të projektuara të cilat do të mundësojnë pagë minimale prej 12.000 denarë deri në fund të vitit dhe 16.000 deri në fund të mandatit”, theksojnë nga LSDM.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *