Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: Është koha të vendosim fqinjësi të mirë me të gjithë rajonin

LSDM: Është koha të vendosim fqinjësi të mirë me të gjithë rajonin

Përfundoi koha e izolimit dhe konflikteve me botën e civilizuar demokratike në të cilën VMRO-DPMNE-ja e mbante Maqedoninë të robëruar plot 11 vite, thekson LSDM-ja në kumtesën me shkrim deri te mediat, transmeton Gazeta Express.

“Erdhi fundi i negocimit të fshehtë dhe mbajtjes së opinionit dhe qytetarëve në errësirë informative lidhur me marrëdhëniet që i vendos vendi ynë me vendet fqinje dhe bashkësinë ndërkombëtare. Koha e re e lirisë dhe demokracisë është këtu. Kjo është kohë e bashkëpunimit, miqësisë dhe fqinjësisë së mirë që do të kontribuojë drejt zhvillimit ekonomik të vendit dhe ardhmërisë perspektive për qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesë.

Nga LSDM-ja theksojnë se qytetarët janë dhe në mënyrë transparente do të informohen për çdo hap të ardhshëm në komunikimin e Maqedonisë në vendet fqinje dhe bashkësisë ndërkombëtare me qëllim që të intensifikohen proceset integruese të vendit drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në BE dhe NATO.

“Maqedonia dhe qytetarët e saj janë të bindur në identitetin e tyre kombëtar, pa dallim se nëse kjo i pëlqen ose jo VMRO-DPMNE-së!”, qëndron në kumtesën e LSDM-së./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *