Home / Kryesoret / LSDM-ja është fajtore për gjendjen e Mercedesit

LSDM-ja është fajtore për gjendjen e Mercedesit

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj shfaqjes publike të makinës “Mercedes” e cila nga qeveria e kaluar e ble për rreth 600 mijë euro. Oliver Spasovski sot tha se mbajti fjalën duke e shfaqur makinën para gazetarëve, e cila ishte e papastruar dhe e mbuluar nga pluhuri.

Nga OBRM-PDUKM, thonë se fajtore është LSDM-ja për gjendjen e makinës, pasi sipas tyre, kjo parti ka udhëhequr me MPB-në në vitin e fundit.

“Pikërisht shumica parlamentare udhëheq Ministrinë e Punëve të Brendshme tanimë një vit dhe është përgjegjësia e tyre për gjendjen në të cilën ndodhet makina. Tani është përgjegjësi e tyre nëse makinën do ta shfrytëzojnë për delegacione të huaja, të cilët janë të siguruar me shkallën e parë, dytë dhe tretë”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Nga kjo parti thonë se, nëse LSDM-ja mendon se makina është e panevojshme mund ta shesin, sipas tyre, këto makina nuk humbin në vlerë përderisa janë të mirëmbajtura.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *