Home / Kryesoret / LSDM: Mbaroi koha kur studentët prisnin për paratë e bursës

LSDM: Mbaroi koha kur studentët prisnin për paratë e bursës

“Filloi zgjidhja e problemeve të shumta që u krijuan te qytetarët nga VMRO-DPMNE-ja. Qytetarët i ndejnë përfitimet që nga ditët e para të punës së Qeverisë”, thuhet në kumtesën e partisë qeveritare,

“Në kohë janë paguar pensionet si dhe subvencionet dhe bursat e vonuara, janë hapur dyert e Qeverisë për të gjithë qytetarët, në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme udhëhiqet Qeveria e LSDM-së, në krye me Zoran Zaev. Do të ketë rritje edhe të rrogës minimale të 12.000 denarëve deri në fund të vitit buxhetor, si dhe ndihmë financiare dhe përkrahje për zhvillim të ndërmarrjeve vendore dhe menaxhim të përgjegjshëm me resurset e vendit që do të kontribuojë drejt rritjes së ekonomisë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Në kumtesë theksojnë se me këtë fillon e ardhmja e re e premtuar për qytetarët dhe shtetin.

“Mbaroi koha kur studentët i kanë pritur paratë e bursës, që i marrin sipas ligjit, derisa funksionarët e VMRO-DPMNE-së kanë harxhuar me qindra mijë euro për dreka të shtrenjta nëpër restorante luksoze. VMRO-DPMNE është partia e cila nën udhëheqjen e Nikolla Gruevskit i ka zhytur mbi 500.000 qytetarë të jetojnë në varfëri derisa ata i kanë mbushur xhepat e tyre me paratë e vjedhura të qytetarëve. Mbaroi koha e  familjes kundër-reformuese të Gruevskit e cila ka luajtur me paratë dhe të ardhmen e qytetarëve. Do të ketë përgjegjësi për të gjitha keqpërdorimet e parave të qytetarëve”, porosisin nga LSDM-ja.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *