Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: VMRO-DPMNE-ja nuk do t’i ndalojë debatet dhe reformat që sjellin jetë për të gjithë

LSDM: VMRO-DPMNE-ja nuk do t’i ndalojë debatet dhe reformat që sjellin jetë për të gjithë

Qeveria e re reformuese e udhëhequr nga LSDM tregon se punon në interes të qytetarëve. VMRO-DPMNE-ja nuk do t’i ndalojë debatet dhe reformat që sjellin jetë cilësore për të gjithë, thuhet në reagimin e LSDM-së, ndaj kumtesës së VMRO-DPMNE-së të cilët kërkuan që të mos defokusohet opinioni, por LSDM-ja të punojë në realizimin e premtimeve.

“Për vetëm disa ditë nga puna e qeverisë së re, qytetarët tanimë i ndjejnë ndryshimet që sjellin jetë cilësore për të gjithë. Nxënësit, mësuesit dhe prindërit janë liruar nga stresi që ju shkaktonte testimi ekstern. Ka përfunduar koha kur pa konsultime me qytetarë, janë sjellur projekte të dëmshme”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga kjo parti shtojnë se proceset demokratike po lëvizin drejt kthimit të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *