Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: Zvërlevski nuk do t’i mbrojë kriminelët e OBRM-PDUKM-së, do të ketë drejtësi për të gjithë

LSDM: Zvërlevski nuk do t’i mbrojë kriminelët e OBRM-PDUKM-së, do të ketë drejtësi për të gjithë

LSDM ka reaguar ndaj kumtesës së OBRM-PDUKM-së, e cila e cilësoi si tragjik vendimin e qeverisë për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvërlevski. Nga LSDM thonë se, qytetarët kanë filluar t’i ndjejnë rezultatet e para të qeverisë reformuese, pasi sipas tyre, është bërë pagesa e subvencioneve për bujqit dhe janë paguar bursat për studentët për pesë muajt e fundit,

 

“Do të ketë pagë minimale më të madhe për gjithë punëtorët. Do të ketë pagë mesatare më të lartë në shtet. Ndihma e shtetit për firmat do të rritet për 100%. Dhe këto janë vetëm një pjesë e reformave që sjellin jetë cilësore për gjithë qytetarët”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga kjo parti thonë se ka mbaruar koha e Marko Zvërlevskit i cili, sipas tyre, ka mbrojtur kriminelët e OBRM-PDUKM-së dhe ka penguar drejtësinë në vend.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *