Home / Lajme / Kronika e zezë / “Lundrimi i fundit” në Shkodër, kap dy persona me 132 kg kanabis

“Lundrimi i fundit” në Shkodër, kap dy persona me 132 kg kanabis

“Lundrimi i fundit” u kodua një operacion i policisë së Shkodrës gjatë të cilit u sekuestruan 132 kilogramë kanabis sativa, duke vënë në pranga dy persona.

Pjetër Marashi, 40 vjeç dhe djali i tij A. Marashi, 15 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër, u vunë në prangat e policisë pasditen e djeshme.

Arrestimi i tyre u bë pasi në digën e Komanit me një varkë me motor, ju gjet dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 thasë të mbushur ku pas peshimit rezultoi 132 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Aktualisht hetimet janë në vijim për të zbuluar destinacionin e lëndës narkotike, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet i’u referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Gjithashtu lexo

Mashtroi qytetarët e bankat, arrest me burg për administratorin e spitalit Gjerman

“Arrest me burg” është vendimi që Gjykata e Apelit ka dhënë për Lefter Sulkajn, administratorin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *