Home / Showbiz / Majk rrëfehet për lidhjen me një vajzë nga Prishtina (Foto)

Majk rrëfehet për lidhjen me një vajzë nga Prishtina (Foto)

Gjatë ditës së sotme reperi Majk u kap në disa fotografi pranë një vajze në një nga lokalet e Prishtinës, me ç’rast u aludua se vajza në fotografi ishte e dashura e tij.

U tha se po në të njëjtin lokal, pranë Majkut u gjend edhe nëna e djalit të tij, Majlinda Zeka, ndërsa reperi kishte kaluar pranë saj me kokën ulur.

I kontaktuar nga Telegrafi, Majk mohon faktin të ketë ndodhur një gjë e tillë, dhe demanton faktin se është në lidhje të re.

“Jo, nuk është e vërtetë, vetëm se fotografohem pranë një shoqeje nuk do të thotë se jam në lidhje me të, ose se ajo ishte e dashura ime, plus që aty ishim me shoqëri, nuk ishim vetëm unë edhe ajo”, tha Majk për Telegrafin.

Ndërsa sa i përket faktit se në atë lokal ai u ndesh me nënën e djalit, Majku hedh poshtë edhe këtë fakt.

“Unë isha në lokal dhe nuk kam parë askënd, por edhe po të shihja këdo nuk do të ulja kokën para askujt”, ka përfunduar reperi.

Gjithashtu lexo

Rita Ora kënaqet në veshjen me fytyrë të Paris Hiltonit (Foto)

Bukuroshja shqiptare, Rita Ora, gjithnjë shfaqet atraktive. Ylli me renome botërore ka publikuar një foto …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *