Home / Lajme / Maqedoni / MAQEDONI BDI dhe VMRO-DPMNE po nxisin incidente ndëretnike, për shkak të hyrjes së Fatimes te komuna e Çairit?!

MAQEDONI BDI dhe VMRO-DPMNE po nxisin incidente ndëretnike, për shkak të hyrjes së Fatimes te komuna e Çairit?!

Incidentet ndëretnike që janë kthyer dy ditët e fundit në Shkup, ka shumë gjasa që të jenë skenar i koordinuar i BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së dhe shërbimit sekret maqedonas, paralajmërojnë diplomatët perëndimorë në Maqedoni. Sipas tyre, shkak për këto skenare është hyrja e Prokurorisë Speciale në komunën e Çairit, për të siguruar argumente lidhur me dyshimet për krime që janë bërë në këtë komunë. Ndërsa, krimet e bëra në këtë komunë mund të implikojnë figura të larta në BDI dhe VMRO-DPMNE, prandaj duke shkaktuar incidente ndëretnike, këto dy parti mundohen të pengojnë punën e PSP-së për zbulimin e krimit në Çair.

Njëkohësisht, sipas këtyre burimeve struktura të VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe shërbimit sekret mundohen përmes incidenteve të montuara të paralajmërojnë PSP-në të mos hetojë dyshimet për krime në komuna tjera që udhëhiqen nga BDI. Diplomatët e huaj në Shkup shprehen të dëshpëruar që BDI ende nuk po mundet të shkëputet prej VMRO-DPMNE-së dhe vazhdojnë me skenaret destabilizuese vetëm e vetëm të mbrohen nga zbulimi i aferave dhe skandaleve.

Diplomatët terheqin vëmendjen se BDI, VMRO-DPMNE dhe shërbimi sekret kanë njerëz të involvuar në udhëheqësitë e grupeve të tifozëve Shvercerat dhe Komitat, të cilët mund t’i instrumentalizojnë dhe t’i përdorin në rast nevoje. Prandaj ata kërkojnë nga të rinjtë që të jenë të kujdesshëm dhe mos të bien nën ndikim të atyre që i nxisin për të shkaktuar incidente./Almakos

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *