Home / Kryesoret / Maqedoni, janë paguar pensionet, ngecin subvencionet dhe bursat e studentëve

Maqedoni, janë paguar pensionet, ngecin subvencionet dhe bursat e studentëve

Ministria e Financave sot në llogaritë e 301.660 pensionistëve ka paguar 4 miliardë e 174 milionë denarë pension për muajin maj,

 

Nga Ministria e Financave informojnë se sot janë paguar edhe bursat e studentëve. Studentët i morën bursat për 5 muajt e fundit në vlerë prej 118,2 milionë denarë.

Gjithashtu, sot Ministria pagoi 439 milionë denarë për subvencione, prej të cilave për kultura drithërore 114,1 milionë denarë, për mbjellje të të vjelave 31,8 milionë denarë, për kultura të kopshtarisë 36,3 milionë denarë, për masën kultivim i kafshëve 100 milionë denarë, për kultivim të deleve 154 milionë denarë dhe për qumësht 2,7 milionë denarë, njofton AIM.

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *