Home / Kryesoret / MAQEDONI Kjo është shtëpia që solli Prokurorinë Speciale te Komuna e Çairit? (Video)

MAQEDONI Kjo është shtëpia që solli Prokurorinë Speciale te Komuna e Çairit? (Video)

Prokuroria Speciale Publike ka vërshuar hapësirat e Komunës së Çairit. Sipas burimeve të televizionit Alsat M, Specialja në Çair ka ndërhyrë në bazë të procedurës para-hetimore të cilën po e udhëheq dhe që ka të bëj me ndërtimet pa leje. Ekipi i Katica Janevas ka qëndruar mbi 3 orë në hapësirat e Komunës së Çairit duke kërkuar kështu prova materiale mbi ndërtimet pa leje, kryesisht në këtë komunë.

Në bombat e opozitës, funksionarët të BDI-së madje edhe vetë kreu i BDI-së Ali Ahmeti, dëgjohen teksa bëjnë plane të brendshme partiake për shitjen e objekteve me 1000 euro metër-katror, marrëveshje mes kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe kreut të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski për anulimin e prishjeve të ndërtimeve pa leje në këtë komunë dhe intervenimet e funksionarëve të BDI-së tek ish ministri i Transportit dhe lidhjeve për anulimin e urdhëresave për rrëzimin e objekteve pa leje nën arsyetimin se në Komunën e Çairit një intervenim i tillë do të kishte ndikim negativ politik ndaj BDI-së.

Në procedurë e sipër janë hetimet e para që ekipi i Katica Janevas do t’i procedojë për ndërtimet pa leje dhe keqpërdorimet e urdhëresave për rrëzimin e objekteve jashtë ligjit për legalizim në Komunën e Çairit.

Ja edhe bomba 38 ku dëgjohet biseda mes Ahmetit dhe Gruevskit për (mos) prishjen e shtëpisë karshi ambasadës amerikane.

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *