Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni, kriza ekonomike e pamundëson luksin për pushime

Maqedoni, kriza ekonomike e pamundëson luksin për pushime

Në prag të sezonit turistik qytetarët e Maqedonisë janë të ndarë për atë se ku do të kalojnë pushimet verore. Për një pjesë prej tyre Shqipëria, Mali i Zi dhe Turqia, janë tre destinacionet e preferuara. Ndërsa për pjesën më të madhe kriza ekonomike ka ndikuar që të mos mendojnë fare për të shkuar në pushim.

“Unë mendoj që ka pak krizë, por çdokush mund të shkojë pak, si çdo kush e ka gjendjen e vetë”.

“Nuk e di kështu siç e shoh s`më duket mirë.  Ata që kanë para mund të shkojnë ata që nuk kanë, luftojnë për një çap buke, por pishinat po, patjetër”.

“Këtu është keq si do shkojmë, se të kishim para do shkonim”.

Përfaqësues të agjencive turistike, shprehen se ofertat janë nga më të ndryshmet por interesimi është i dobët.

“Kërkesa është e madhe edhe për Shqipëri Greqi, por njëjtë edhe për në Turqi për ku kemi paketën për aranzhmane. Çmimet janë të njëjta, kemi pasur oferta edhe me zbritje me limit të caktuar, ndërsa edhe sivjet çmimet fillojnë prej 299 euro për person”, tha  Albana Bislimi, punonjëse turistike.

Në bregdetin shqiptar çmimet variojnë nga 25 euro e më lartë. Një familje e zakonshme katër anëtarëshe, për të kaluar një javë pushime në bregdet, duhet të ndaj më së paku 3 nga rrogat mesatare të Maqedonisë.

TEMAT:

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *