Home / Lajme / Maqedoni / MAQEDONI Prokuroria Speciale ja msyn komunës së Çairit, ja reagimi i Izet Mexhitit

MAQEDONI Prokuroria Speciale ja msyn komunës së Çairit, ja reagimi i Izet Mexhitit

Prokuroria Speciale Publike ka vërshuar hapësirat e Komunës së Çairit. Sipas burimeve të televizionit Alsat M, Specialja në Çair ka ndërhyrë në bazë të procedurës para-hetimore të cilën po e udhëheq dhe që ka të bëj me ndërtimet pa leje. Ekipi i Katica Janevas ka qëndruar mbi 3 orë në hapësirat e Komunës së Çairit duke kërkuar kështu prova materiale mbi ndërtimet pa leje, kryesisht në këtë komunë.

Në bombat e opozitës, funksionarët të BDI-së madje edhe vetë kreu i BDI-së Ali Ahmeti, dëgjohen teksa bëjnë plane të brendshme partiake për shitjen e objekteve me 1000 euro metër-katror, marrëveshje mes kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe kreut të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski për anulimin e prishjeve të ndërtimeve pa leje në këtë komunë dhe intervenimet e funksionarëve të BDI-së tek ish ministri i Transportit dhe lidhjeve për anulimin e urdhëresave për rrëzimin e objekteve pa leje nën arsyetimin se në Komunën e Çairit një intervenim i tillë do të kishte ndikim negativ politik ndaj BDI-së.

Në procedurë e sipër janë hetimet e para që ekipi i Katica Janevas do t’i procedojë për ndërtimet pa leje dhe keqpërdorimet e urdhëresave për rrëzimin e objekteve jashtë ligjit për legalizim në Komunën e Çairit.

Komuna e Çairit dhe kryetari Izet Mexhiti mbështesin fuqishëm punën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

“E përkrahim Prokurorinë Speciale, sepse shteti juridik është vlerë e demokracisë”, thotë Izet Mexhiti, kryetar i komunës së Çairit për Zhurnal.mk

Pas lajmit të liferuar se PSP-ja ka vërshuar hapësirat e Komunës së Çairit dhe se PSP ka ndërhyrë në bazë të procedurave para-hetimore, Zhurnal mëson se nga PSP-ja në komunën e Çairit ka qenë vetëm një përfaqësues.

Ndërsa, lidhur me ndërtesën e cila gjendet në afërsi të Ambasadës Amerikane në Shkup e që dëgjohet në të ashtuquajturat bomba të Zaevit të jetë një objekt kontestues për të cilin mund të jetë e interesuar edhe PSP-ja, nga Komuna e Çairit informojnë se ky objekt nuk është në kompetenca të komunës pasi që i njëjti është në procedurë gjyqësore.

“PSP ka delegu një përfaqësues që është pritur dhe është informuar detajishtë për procedurën e këtij objekti, që nuk është në kompetenca të komunës sepse është në procedurë gjyqësore”, thonë nga Komuna e  Çairit për Zhurnal.mk.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *